E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Ja kush janë të arrestuarit për tjetërsim pronash në Lezhë
Lajme

EMRAT/ Ja kush janë të arrestuarit për tjetërsim pronash në Lezhë

Një tjetër skandal pronash ka tronditur qytetin e Lezhës, ku prokuroria dhe gjykata kanë firmosur 9 masa sigurie ndaj disa zyrtarëve lokalë, të përfshirë në tjetërsime pronash dhe abuzime me detyrën.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi të gjatë, që ka zbardhur një skemë korrupsioni dhe manipulimi dokumentesh, ku përfshihen ish-drejtues të institucioneve publike, zyrtarë të kadastrës dhe një efektiv policie.

Mësohet se procedura e regjistrimit të pronave në zona me interes të lartë turistik është manipuluar për t’u kaluar pasuritë në mënyrë të paligjshme personave të caktuar, me mbështetjen e funksionarëve publikë.

Masat e dhëna nga gjykata janë si më poshtë:

  • Pjetër Tuci, “arrest në burg”

  • Gentian Malotai, ish-drejtor i Kadastrës, “arrest në shtëpi”

  • Artur Shabaku, ish-shef i legalizimeve, “arrest në shtëpi”

  • Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës, “arrest në shtëpi”

  • Luiza Bala, “arrest në shtëpi”

  • Hekuran Xhina, “arrest në shtëpi”

  • Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT, “ndalim i daljes jashtë shtetit”

  • Kol Malai, ish-drejtor i IKMT, “ndalim i daljes jashtë shtetit”

  • Martin Ndoka, polic i zonës në Shëngjin, “pezullim nga detyra publike” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e shtrirjes së plotë të skemës dhe identifikimin e personave që kanë përfituar nga këto tjetërsime pronash në zonat bregdetare të Lezhës dhe Shëngjinit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.