EMRAT/ Tragjike, nëna dhe i biri humbin jetën nga asfiksimi
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maliqin, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka shkaktuar vdekjen e dy personave nga e njëjta familje. Viktimat janë Merjeme Azisllari dhe djali i saj, Luka Azisllari.
Sipas burimeve paraprake, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë asfiksimi nga tymi, përveç djegieve të marra nga flakët që përfshinë banesën. Ndërkohë, vajza e familjes, Nefeli Azisllari, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Rrethanat e zjarrit janë ende nën hetim nga autoritetet, ndërsa komuniteti lokal është tronditur thellësisht nga humbja e jetëve njerëzore në këtë tragjedi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



