E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kërcet” sherri për bagëtitë në Maliq, një i plagosur
Lajme

“Kërcet” sherri për bagëtitë në Maliq, një i plagosur

Një konflikt për bagëtitë dhe qentë e stanit dyshohet se ka përfunduar me përdorimin e thikës në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një person ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është identifikuar si Ilir Hamolli, i cili pas ngjarjes është paraqitur në urgjencën e Spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë një plagë në pjesën e barkut, ndërsa mjekët bëjnë me dije se aktualisht nuk paraqet rrezik për jetën.

Dyshohet se Hamolli është përfshirë në një konflikt me një bashkëfshatar për çështje që lidhen me bagëtitë. Nga deklarimet e dhëna në spital, përplasja ka vijuar deri në përdorimin e thikës.

Për ngjarjen është identifikuar si i dyshuar shtetasi me inicialet M.R., i cili ndodhet në arrati. Policia është vënë në lëvizje dhe po kryen kontrolle e verifikime për lokalizimin e tij, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të plagosjes.

Një banor i zonës ka dhënë detaje mbi konfliktin, duke pohuar se përplasja mes dy personave lidhej me qentë e stanit.

“Ka shumë vite që jeton në Sovjan. Merret me aktivitetin e bagëtive. Është njeri i mirë. I qetë. As trazon as, kushedi si e ka patur punën. Për punën e qenve me këtë!”, është shprehur bashkëfshatari i të plagosurit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes dhe motivin që çoi në përshkallëzimin e konfliktit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.