E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri/ 28-vjeçari fierak shtie në dorë të shoqen dhe e bën për spital
Lajme

Emri/ 28-vjeçari fierak shtie në dorë të shoqen dhe e bën për spital

Një ngjarje e rëndë për motive familjare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.

Klaudi Muka, 28 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 22-vjeçare me inicialet A.B.

Nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun të ushtrojë dhunë ndaj 22-vjeçares.

Foto ilustruese

Ai është vënë në pranga nga Policia e Fierit për veprën penale “Dhunë në familje”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Klaudi Muka, 28 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.B, 22 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2/4 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.