E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/  Arrestohet fieraku që kërcënoi rojen e OSHEE, donte të takonte drejtorin, por…
Publik News

EMRI/ Arrestohet fieraku që kërcënoi rojen e OSHEE, donte të takonte drejtorin, por…

Arrestohet në Fier, personi i cili kanosi punonjesin e OSHEE dje ne kete qytet, e nxori armen duke shkaktuar panik.

Sipas bluve te qytetit rajonal, gjatë kontrollit të banesës policia gjen edhe lëndë narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sokol Gjika, 44 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kundërshtuar dhe kanosur gjatë ushtrimit të detyrës shtetasin M.H, 53 vjeç, banues në Roskovec, me detyrë punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike në objektin e zyrave të Drejtorisë Rajonale OSHEE.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Sokol Gjika, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 4.5 gram lëndë narkotike (e ndarë në doza) e dyshuar Cannabis Sativa

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Nenet 84, 235 dhe 283/1 të Kodit Penal.

DEKLARATA E DREJTORIT DJE

Gjate nje lidhje telefonike, drejtori i OSHEE Fier, Armando Zhuka, pohoi se nje person ka ardhur dhe eshte futur ne ambientet e institucionit dhe ka kerkuar takim me drejtorin rajonal. Pasi eshte vene ne dijeni se drejtori nuk ndodhej ate moment ne zyre, personi ne fjale, emri i te cilit nuk dihet ende, i ka kercenuar dhe ka nxjerre pistoleten, raporton Neoalb.

Zhuka ka theksuar se ka edhe pamje filmike te cilat i jane vene ne dispocion policise dhe eshte kryer kallezimi perkates.

Sipas drejtorit te OSHEE, keto kercenime kane ardhur si pasoje e ooeracioneve te kryera ne terren per nderprerjen e lidhje te paligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.