E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Biznesmeni vlonjat disa plumba në kraharor
Lajme

EMRI/ Biznesmeni vlonjat disa plumba në kraharor

I plagosur pas te shtenave me arme ne Vlore, i cili ndodhet ne gjendje te rende, eshte shtetasi Arben Brahimaj, rreth moshesh 40 vjec.

Mesohet se 40 vjecari, i cili eshte ehde pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe i nje tjeter biznesi ne qender te Vlores, ka marre plage ne kraharor nga disa plumba dhe  ndodhet ne sallen e operacionit.

Nderkohe te plagosurit e tjere jane i biri i tij, 18 vjeç, dhe dy persona te tjere, te cilet jane plagosur me plumb ne kembe.

Sakaq, policia eshte vene ne ndjekje te dy autoreve, shtetasve me iniciale E.Xh dhe Sh.L, dhe jane ngritur postobllokqe ne te gjithe qytetin.

Nderkohe ne nje njoftim per mediat, policia ben me dije:

Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.
Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.