E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flauers Shoshi emërohet në krye të UKT, pas shkarkimit të Skerdi Drenovës
Lajme

Flauers Shoshi emërohet në krye të UKT, pas shkarkimit të Skerdi Drenovës

Pas shkarkimit të Skerdi Drenova, në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT) është emëruar Flauers Shoshi. Deri më tani, Shoshi mbante detyrën e drejtorit të Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), ndërsa tashmë merr drejtimin e një institucioni që prej vitesh përballet me ankesa të shumta nga qytetarët.

Emërimi vjen në një kohë kur kriza e furnizimit me ujë në Vlorë, në fund të vitit 2025, shkaktoi protesta dhe reagime të forta publike. Në kulmin e situatës, Shoshi—në cilësinë e kreut të AKUK—u shfaq para qytetarëve duke deklaruar se edhe vetë kishte mbetur pa larë për shkak të mungesës së ujit, një deklaratë që u bë virale dhe nxiti kritika.

Pas protestave të vlonjatëve, kryeministri Edi Rama atribuoi problemet teknike kryesisht tubacioneve të vendosura në vitin 2019, duke shmangur përgjegjësitë institucionale të strukturave kyçe, përfshirë AKUK-un që drejtohej deri dje nga Shoshi. Sipas kritikëve, degradimi i rrjetit dhe mungesa e mirëmbajtjes kanë qenë pasojë e keqmenaxhimit shumëvjeçar.

Gjatë drejtimit të AKUK-ut, Shoshi ka zhvilluar procedura prokurimi me vlera të konsiderueshme për përmirësimin e ujësjellësit të Vlorës. Megjithatë, rezultatet u vunë në dyshim, pasi qyteti mbeti pa ujë pikërisht gjatë festave të fundvitit.

Po ashtu, Shoshi ka qenë i përfshirë në procedurat prokuruese për projektin Eco-Park, i cili ndodhet nën hetim nga SPAK. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, shumica qeverisëse vendosi ta emërojë atë në krye të UKT-së.

Emërimi ka ngjallur reagime kritike në opinionin publik, ku theksohet se, ndonëse uji mund të mungojë për ditë të tëra, shpërblimet për dështimet institucionale duket se vijojnë pa ndërprerje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.