E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çarje tubacioni në Mëzez, rruga përmbytet nga uji
Lajme

Çarje tubacioni në Mëzez, rruga përmbytet nga uji

Banorët: “UKT na kujtohet vetëm për faturat”

Një çarje e një tubacioni të ujësjellësit ka shkaktuar përmbytje në një segment rrugor në zonën e Mëzezit, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullimin e automjeteve dhe rrezik për këmbësorët.

Pamjet e dërguara në redaksinë e Publik.al tregojnë rrugën e mbuluar pothuajse tërësisht nga uji, ndërsa automjetet detyrohen të lëvizin me shpejtësi të ulët për të kaluar mes rrjedhës së fortë.

“Ju lutem postojeni. Janë plasur tubacionet në Mëzez”, shkruan qytetari që ka denoncuar situatën.

Sipas banorëve, problemi nuk është i ri. Ata thonë se çarjet e tubacioneve dhe rrjedhjet e vazhdueshme të ujit janë kthyer në një shqetësim të përsëritur, ndërsa ndërhyrjet e deritanishme, sipas tyre, kanë qenë të vonuara ose nuk kanë sjellë zgjidhje afatgjata.

“UKT na kujtohet vetëm kur vijnë faturat. Kur plasin tubacionet dhe përmbyten rrugët, askush nuk duket”, shprehen banorët e revoltuar.

Përveç bllokimit të qarkullimit, përmbytja krijon rrezik edhe për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, veçanërisht gjatë orëve të natës, kur prania e ujit në rrugë është e vështirë të dallohet.

Banorët i bëjnë thirrje Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) të ndërhyjë sa më parë për riparimin e tubacionit të dëmtuar dhe të marrë masa për një zgjidhje të qëndrueshme, në mënyrë që situata të mos përsëritet.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.