E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Grabitën dhe dhunuan kambistin në Memaliaj, kapet në Tiranë i kërkuari tjetër
Lajme

EMRI/ Grabitën dhe dhunuan kambistin në Memaliaj, kapet në Tiranë i kërkuari tjetër

Pas arrestimit te bashkëpunëtorëve të autorit të grabitjes së kambistit në Memaliaj, i janë vënë prangat edhe personit tjeter që ishte shpallur ne kerkim.

Ne pranga eshte vene shtetasi  Donaldo Dali Nela, 22 vjec, i cili u kap ne Tirane.

Mesohet se ai eshte nje person precedente kriminal, per vjedhje, kundershtim me force te punonjesve te policise etj.

 

Me heret u arrestuan A.Isomati, A.Cakaj dhe D. Nela të tre 17-vjeçarë nga Memaliaj. Kurse dje u arrestua 29-vjeçari Ilirjan Korbi, banues në Paskuqan, si autori i dyshuar i grabitjes. Korbi u arrestua nga policia e Shkodrës, ku kishte shkuar për t’u fshehur tek njerëzit e afër.

Grabitja ndodhi të martën e kaluar në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait.

Mustafai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregtojnë artikuj industrialë, në kohën kur një person i ka goditur dhe i ka marrë me forcë rreth 50.000 lekë si dhe një telefon. Keqbërësi u identifikua nga policia si Ilirjan Korbi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.