Emri i kryeministrit Rama del në një dosje të bujshme droge në Belgjikë

Në artikullin e “RTL info”, thuhet se kriminelët e kësaj bande pastronin lekët e drogës në Shqipëri me ndihmën e politikanëve të lartë. Në dosje sipas medias belege, citohet edhe emri i kryeministrit Rama.

Emri i Kryeministrit Edi Rama ka dalë në një tjetër dosje të lidhur me trafikun e drogës, kësaj radhe në Belgjikë. Bëhet fjalë për një dosje të quajtur “Shqiponja e Zezë”, ku akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

Në artikullin e RTL info, thuhet se kriminelët e kësaj bande pastronin lekët e drogës në Shqipëri me ndihmën e politikanëve të larët. Në dosje sipas medias belege, citohet edhe emri i kryeministrit Rama.

Ky artikull është ri publikuar edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili shkruan se Rama del i përfshirë në një tjetër dosje në Blegjikë.

“Më 18 prill, prokurorja kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme, me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama”, thuhet në një artikull të RTL info.

Media Belge më tej thotë se një prej të pandehurve, i identifikuar si Arben I, prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie. Avokatët që mbrojnë Arben I, i akuzuar për pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës, besojnë se treguesit kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane “që nuk çoi në asgjë”.

“Akuzat ndaj Arben I, bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., “nuk çoi në asgjë”, argumentoi avokati. Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi i non bis in idem, ose fakti që nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtat fakte“, thuhet më tej në artikullin e medias belge.

Publikuar nga Publik Media