EMRI/ Identifikohet i riu që terrorizoi Fushë-Krujën
3 grabitje brenda pak orësh
Emiliano Nikolli, alias Lleshi, nga Mamurrasi, dyshohet se është autori i tre grabitjeve të ndodhura pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ka nisur lëvizjen duke marrë një taksi në Tiranë, të cilit i ka kërkuar ta dërgojë drejt Fushë-Krujës. Gjatë rrugës, në afërsi të Tapizës, ai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka kërcënuar taksistin, duke marrë vetë drejtimin e automjetit. Shoferin e ka braktisur në një zonë të izoluar, ndërsa i ka marrë paratë dhe telefonin celular.
Pas këtij episodi, autori është drejtuar drejt një pike karburanti, ku nën kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit shumën e parave të xhiros ditore.
Më pas, automjeti i grabitur është lënë në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë, ndërsa i dyshuari është larguar nga zona duke humbur gjurmët.
Policia vijon kontrollet dhe kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



