Emri/ Iu gjet 21 kg kanabis në formë çokollate në banesë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë!
Një sasi prej 21 kg kanabis në formë çokollate është gjetur në banesën e një 37-vjeçari në Tiranë. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij teksa ka shpallur në kërkim dhe një bashkëpunëtor.
Nga kontrollet e ushtruara në disa banesa pas informacioneve të marra, policia gjeti në apartamentin e 37-vjeçarit Florian Meti, 38 pako të mbështjella me kanabis në formë çokollate.
Pesha e lëndës narkotike kapte 21 kg e 35 gramë. Florian Meti nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare.
Sipas informacioneve nga policia, ai rezulton të jetë dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në kërkim u shpall dhe bashkëpunëtori i tij, 34-vjeçari me iniciale V.M.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij.
37-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç. Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejsh
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



