EMRI/ Makina e parukieres që u dogj natën, pronarja , dyshohet se…
Nje makine eshte djegur gjate nates ne Durres. Gazetari i “Panorama” raporton se automjeti me targa AA347OO, prone e shtetases Valentina Kuri, eshte perfshire ne flake rreth ores 02.00 te mengjesit te sotem.
Ngjarja ka ndodhur ne qender te qytetit bregdetar, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia, nderkohe qe ekspertet e policise dhe zjarrfikeses dyshojne qe kemi te bejme me zjarrvenie te qellimshme.
Mesohet se gruaja ka nje parukeri ne Durres. Policia e njoftuar per ngjarjen ka mberritur ne vend dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e shkakut te djegies se automjetit.
Informacion paraprak
Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga
“ Kumini” , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citruen, në pronësi të shtetases V. K. 42 vjeçe, banuese në Durrës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



