E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Polici bie në humnerë gjatë kontrollit për kanabis
Lajme

EMRI/ Polici bie në humnerë gjatë kontrollit për kanabis

Gjatë një kontrolli për kanabis në malet e Dukagjinit, një oficer i policisë së komisariatit Shkodër ka rrëshqitur në terrenin e vështirë të zonës se Dushmanit, duke rënë në një humnerë.

Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të tjerë, që prej ditës së premte, ende nuk është bërë e mundur nxjerrja e policit.

Oficeri Rrok Frroku ishte pjesë e një grupi bënte kontrolle për kanabis në zonë dhe ka rrëshqitur disa metër në një humnerë.

Mësohet se është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin pasi terreni është tejet i vështirë, ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.