E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/  Polici rrugor  mori 2 mijë lekë, i vunë prangat  në Kamzë
Lajme

EMRI/ Polici rrugor mori 2 mijë lekë, i vunë prangat në Kamzë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë ka arrestuar një punonjës policie për korrupsion.

Mesohet se ne pranga u vu shtetasi Emiljano Taku, pasi dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.

Njoftimi i plote 

Arrestimi i punonjësit të Policisë me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut interurban, në Komisariatin e Policisë Rrugore, Emiljano Taku, u krye nga SHÇBA pasi ky i fundit dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.

Denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari në numrin e gjelbër të SHÇBA 0800 90 90.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz dhe e arrestuan atë.

Gjatë kontrollit efektivit të rrugores iu gjet edhe kartmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.