E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme
Lajme

EMRI/ Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme

Kanosi një shtetas të huaj

Policia e Tiranës ka ndaluar me iniciativë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e cila dyshohet se ka kanosur përmes mesazheve një shtetas të huaj, identifikuar me inicialet M. M.

Bime dyshohet gjithashtu se në një rast tjetër ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, e cila ndodhet pranë rrugës “Hysen Gjura” në zonën e Kinostudios.

Alma Bime mban prej disa vitesh postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme.

Në shtator të këtij viti, Policia e Tiranës arrestoi Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, Alma Bime. Pas kallëzimit të bërë nga kjo e fundit, ndaj Tomorit ishte lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje nga gjykata.

Bime i ka djegur krevatin në banesë edhe ish-bashkëjetuesit të saj, Marenglen Tomorrit./A2

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.