EMRI/ Sekuestrohen 17 pasuri me vlerë 3.5 mln €, pronari në kërkim
Prokuroria e Vlorës ka goditur një tjetër rast të pastrimit të parave, duke sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, të lidhura me aktivitet kriminal jashtë vendit. Pasuritë rezultojnë në pronësi të 55-vjeçarit Agron Lamaj, i cili kërkohet nga autoritetet italiane, pasi është i dënuar për trafik droge nga Holanda drejt Italisë.
Njoftimi i plotë:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 3.5 milionë euro. Masat u vendosën në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 1329 të vitit 2022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në total u sekuestruan 17 pasuri, për të cilat gjykata vendosi masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, për pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:
-
Pasuri e llojit “Pemëtore”, 1000 m², në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.;
-
Pasuri e llojit “Pemëtore”, 600 m², në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L.;
-
Pasuri e llojit “Truall”, 249.5 m²;
-
Apartament 126.6 m² në zotërim të shtetasit A.L.;
-
Apartament 143.7 m² në zotërim të shtetasit A.L.;
-
Njësi 51.61 m² në pronësi të firmës “Rei Royal”;
-
Njësi 49.64 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Njësi 49.64 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Njësi 51.61 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Njësi 49.64 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Njësi 49.64 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Njësi 49.64 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Njësi 61 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Garazh 202 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Njësi 51.61 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Njësi 42.45 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Njësi 42.45 m² në pronësi të “Rei Royal”;
-
Njësi 220 m² në pronësi të “Rei Royal”.
Prokuroria e Vlorës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit financiar dhe lidhjeve të pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasit Agron Lamaj, i cili prej vitesh fshihet nga drejtësia italiane.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



