E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasjet në aeroportin e Vlorës, Pacolli i çon letër Prokurorisë
Denoncime

Përplasjet në aeroportin e Vlorës, Pacolli i çon letër Prokurorisë

Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

Biznesmeni Behgjet Pacolli i është drejtuar me një letër publike Prokurorisë së rrethit të Vlorës, duke ngritur akuza të forta për bllokim të aksesit në Aeroportin e Vlorës dhe uzurpim të rrugëve publike.

Në reagimin e tij, Pacolli thekson se ish-ortaku i tij, Valon Ademi, ka ndërmarrë veprime që sipas tij pengojnë jo vetëm hyrjen në zonën e aeroportit, por edhe lëvizjen e lirë të banorëve të fshatit.

Ai e cilëson situatën si alarmante, duke theksuar se këto veprime po ndodhin në prani të Policisë së Shtetit, e cila sipas tij nuk po ndërhyn për të rikthyer ligjshmërinë.

“Kamionët kanë bllokuar hyrjen dhe qasjen në arealin e aeroportit, ndërsa është uzurpuar edhe rruga publike e fshatit, duke penguar lëvizjen e qytetarëve,” shprehet Pacolli në letrën e tij.

Sipas tij, fakti që kjo situatë vijon pa ndërhyrje përbën një precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e institucioneve përgjegjëse.

Pacolli i bën thirrje Prokurorisë që të veprojë në përputhje me ligjin dhe të japë një përgjigje të qartë për situatën e krijuar, duke theksuar se pala që ai përfaqëson ka zgjedhur rrugën ligjore dhe jo përshkallëzimin e konfliktit.

Ai paralajmëron se mungesa e reagimit institucional mund të çojë në pasoja më të rënda, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të rikthyer normalitetin dhe respektimin e ligjit.

“Ne kemi besuar te drejtësia. Nëse ligji nuk vepron, atëherë institucionet duhet të sqarojnë publikisht se si duhet të veprohet në një situatë të tillë,” përfundon ai.

Letra e Pacollit

Drejtuar Prokurorit të rrethit të Vlorës!

I nderuari Prokutor!

Ky është realiteti i hidhur: kamionët e Valon Ademit jo vetëm që kanë bllokuar hyrjen dhe qasjen në arealin e aeroportit, por kanë uzurpuar edhe rrugën PUBLIKE të fshatit, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Më skandalozja është se kjo ndodh nën sytë e Policisë së Shtetit, e cila ndodhet vetëm pak metra larg dhe, në vend që të zbatojë ligjin, po toleron dhe po mbron këtë paligjshmëri të hapur.

Kur institucionet që duhet të garantojnë rendin dhe ligjin bëhen spektatore ose mbrojtëse të shkeljeve, atëherë kemi të bëjmë me një precedent të rrezikshëm për shtetin e së drejtës.

I ndëruari prokuror!

Çdo ditë ju keni përpara denoncimet tona për dhunën dhe paligjshmërinë që një grup i organizuar ushtron ndaj investitorit dhe ndaj vetë shtetit. Çdo ditë i shihni edhe këto pamje e këto bllokada.

Çfarë duhet të bëjmë më tepër? Ne nuk kemi zgjedhur dhe nuk do të zgjedhim dhunën. Kemi besuar te ju, te ligji dhe te drejtësia.

Prandaj, ose veproni sipas ligjit, ose dilni dhe deklarohuni qartë: si duhet të veprojmë kur ligji nuk na mbron

Mos pritni përshlallëzim tjetër ju lutem!

Behgjet Pacolli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.