Emri/ U arrestua në protestë, i riu do të martohej ditën e sotme
Zhvillimet e fundit të protestave në vend janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë, duke çuar në ndalimin e disa personave nga autoritetet.
Sipas të dhënave paraprake, qytetarët e shoqëruar janë dërguar në komisariate për verifikime të mëtejshme procedurale. Burimet bëjnë me dije se për secilin prej tyre pritet të merret një vendim brenda afatit ligjor 72-orësh, ku do të përcaktohet nëse do të lirohen apo do të përballen me masa sigurie në gjykatë.
Në mesin e të ndaluarve ndodhet edhe Admir Tërshalla, një programues, i cili është shoqëruar nga policia në kuadër të këtyre ngjarjeve.
Rasti i tij ka tërhequr vëmendje të veçantë për shkak të përkimit me një moment të rëndësishëm personal: ditën kur ai kishte planifikuar të zhvillonte ceremoninë e martesës.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike detaje shtesë mbi akuzat konkrete apo statusin ligjor të personave të ndaluar. Pritet që brenda afatit të përcaktuar me ligj të vendoset nëse do të ketë lirime apo procedime të mëtejshme për secilin rast individual.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



