Injured at protest yesterday, 34-year-old fights for his life
This article was translated automatically from the Albanian original. 🇦🇱 Lexo në shqip
Rrëfimi tronditës i bashkëshortes: Skaneri ka zbuluar disa vatra hemorragjie në tru
Gjendja shëndetësore e 34-vjeçarit Briken Tuci, i plagosur gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, raportohet të jetë kritike. Bashkëshortja e tij, Marjonela Krosi, ka bërë një apel publik për mbështetje dhe drejtësi, duke treguar se familja po përballet me një situatë të rëndë. Sipas rrëfimit të saj, mëngjesin e 29 nëntorit ajo është informuar nga neurokirurgu se ekzaminimi me skaner kishte evidentuar disa vatra hemorragjie në tru. Për momentin, sipas deklarimit të Krosit, këto dëmtime nuk mund të trajtohen përmes ndërhyrjes kirurgjikale. “Brikeni po lufton me jetën dhe unë ndihem e vetme përballë kësaj situate. Kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më shumë”, është shprehur ajo. Tuci u plagos gjatë protestës pasi u godit nga uji i hedhur prej autobotit të policisë.