E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EPOPEJA E ZEQINARËVE
Lajme

EPOPEJA E ZEQINARËVE

U mbyt gjemia
Me sharlatanë,
Ç’vjellin gjatë ditës,
Në darkë e hanë.

Nga gjithë tufa
Me zeqinarë,
Erioni i Braçes
U bë zagar.

U zagaris,
Erion mavria,
Zanati i tij
Është zagaria!

Thoni ç’të doni,
Nuk ia gjen shokun;
Për Edi Ramën
E fal dhe zogun!

U kapërdis
Një ditë të tërë,
Në pellgun e ujit
Bëri një vërë!

Si “trim” i dhjerë,
Vajti, votoi,
Me Zeqinenë
Tok përfundoi.

Do të bëjmë reformë
Me Braçen ne,
Lum ti, o popull,
Mezi e ke!

Dhe Taulanti,
Krekosur, flet:
«Braçen, si Sarën,
E kam në xhep.

E nxjerr, e fus,
Bëj çfarë të dua;
Kur duhet vota,
Më bindet mua!»

Ja pra, o shokë,
Kjo është partia,
Plot zeqinarë
Ka Shqipëria!

Plot zeqinarë
Dhe zeqinare,
Ndër to, Balluku
Vjen si manare.

Edhe pse burgu
Mezi po e pret,
Belinda vazhdon
Avazin e vet.

Të mbaron punë
Në çdo ministri,
Se ç’thotë Spiropali,
Nuk do që t’ia dijë!

Se ja, dhe Elisa
Çoç mbahet dhe thotë,
Në tufë me zeqinetë
Vajti, u bë tokë.

Votoi dhe ajo
Si një zeqine,
Ja, moj Shqipëri,
Ç’deputetë që ke!

Zgjedhur për merak,
Të dhjerë, por krenarë,
Mbushur parlamenti
Plot me zeqinarë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.