Ergys Verdho namin me tenderat! Kush është kompania e lidhur me ish-kreun e ARRSH që fitoi miliona nga Buxheti i Shtetit!

Kompania tjetër që ka marr miliona euro nga ARRSH dhe njohja me Ergys Verdhon

Në datë 13.06.2019 Ergys Verdho ka ushtruar detyrën si konstruktor duke bashkëpunuar me Sokol Imeraj për ndërtimin e një pallati. Bashkëpunimi është bërë për llogari të kompanisë FLO-BES Constraction.

flobes

Në lejen për godinë banimi 8-katëshe ku njëri punonte si arkitekt, ndërsa Ergys Verdho rezulton konstruktor.

Për të mos lëmë shteg për dyshime nga këto bashkëpunime, Sokol Imeraj i dhuron kompaninë e tij “Speara shpk”, Ajkid Topores.

Këto kontrata dhurimi të gjysmës së kuotave të kompanisë me kapital të konsiderueshëm kryhen disa herë. Më konkretisht, kompania e themeluar nga Topore, në vitin 2015 dhurohet ndaj shtetasit Sokol Imeraj me 03.04.2015 por 6 vite më vonë, me 26.05.2021 Sokol Imeraj “ndërron mendje” duke ia dhuruar sërish Ajkid Topores.

Kjo lëvizje e dyshimtë aksionesh që kanalizohet përsëri në duart e të njohurit të Ergys Verdhos ngre dyshime të arsyeshme se asokohe drejtori i ARRSH ka kanalizuar tendera në kompaninë “Sphaera SHpk”.

Sipas avokatit Ngjela:  “ Si është skema e një korrupsioni? Ministri, drejtori që vë firmën dhe kompania tregtare e cila përfiton se ky ja jep pa tender i një investim të lartë me para publike dhe ajo i kthen përqindjen e fitimit, këtij tani pyetja është sa është përqindja kanë marrë? Shumë kanë marrë deri në 40 %”.

Në pyetjet që gazetarët e emisionit Vetting i drejtuan Ergys Verdho për bashkëpunimin që kishte pasur me kompaninë, por Verdho as nuk e ka mohuar as pohuar, por është shprehur i indinjuar dhe çuditërisht  nuk mban mënd kompaninë “Sphaera shpk” që ka ndërtuar pallate me ortakët ka shpërndar fonde në kohën që ka qene drejtor në ARRSH.

Gazetarja e Vetting: E njihni Sphaera shpk?

Ergys Verdho: Kush është ky moj? Jo nuk i njoh

Ergys Verdho: (shtyn gazetaren)

Gazetarja e Vetting: Përmes punës në ARRSH ke favorizuar miq e tu për të marr tendera?

Ergys Verdho: Po shko, ik ore më lërë rehat

Në transaksionet e thesarit rezulton se ky subjekt ka përfituar që prej vitit 2019 dhe në vijim rreth 740 milion ose 74,349,842.00 lekë transaksione përmes thesarit të shtetit, një shifër kjo e konsiderueshme.

Për pyetjen se përse u ka dhënë tendera njerëzve të njohur  Verdho  nuk e ka përmbajtur veten, duke u përpjekur ti shpëtojë përgjegjësisë. Pa lexuar

Gazetarja e Vetting: Sa është abuzimi në KESH?

Ergys Verdho: Je naive… (largohet)

TENDERAT QË VERDHO KA DHËNË NË ARRSH ME INDICIE PËR PARACAKTIM FITUESI

Për një punë publike u shpall fituese firma që ofroi gjysmë miliardi më shumë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar asokohe nga Ergys Verdho, ka shpallur tenderin me objekti ‘“Përmirësimi i Sigurisë Rrugore në segmentet me rrezik të lartë të rrjetit rrugor kombëtar” me fond limit 208.322.530,50 lekë. Me numër reference REF-65955-07-20-2020

Bëhet fjalë për riparimin e 6 segmenteve rrugore, përkatësisht Skuraj – Burrel 36.0 KM, Klos – Bulqizë 17.3 KM, Shupenzë – Peshkopi 25.4 KM, Përmet – Çarshovë 27.8 KM, Bajram Curri – Valbonë 27.0 KM dhe Qafë Mali – Fierzë 57.0 KM.

Capture

Në këtë tender kanë marrë pjesë 4 kompani nga të cilat 2 prej tyre kanë ofruar vlerë shumë më të ulët se kompania fituese. Madje njëra prej tyre ka ofruar rreth 437 milionë lekë të vjetra pa TVSH, pra gati gjysmë miliardi lekë të vjetra më pak! Kompania e katërt nuk ka ofruar fare vlerë ekonomike, duke përforcuar akoma më tej dyshimet se gjithçka është e paracaktuar.

Por firma që u shpall fituese, e ka vlerën e saj të barabartë me 96,96% të fondit limit. Kompania që ka fituar tenderin është “JUBICA” sh.p.k. me vlerë të ofruar 2 miliard e katërqind mijë lekë të vjetra me TVSH. Rezulton se administrator dhe pronar i vetëm i kësaj kompanie është Ndoc Kulla.

KESH me probleme

Ergys Verdho ka kryer disa gabime në kërkesa dhe kritere që kanë çuar edhe në ankimime të subjekteve.

Janë akorduar 60 milionë lekë që të kryhet monitorimi në ajër për CO, CH4, O2, H2S. Matje e ndotjes akustike, matje e ndotjes së ujit, matje që në fakt janë një rutinë që duhet ta bëjë vetë Korporata Energjetikë (KESH). Teksa për këtë punë u përcaktuan 8 ditë dhe kryhet një herë në vit.

Afati për dorëzimin e ofertave dhe zhvillimin e tenderit të “analizimit të ajrit” ishte parashikuar 16-11-2023, por kjo nuk ndodhi për shkak se procesi u denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Dy kompani kanë bërë ankesa veç e veç për këtë prokurim dhe të dyja konstatojnë abuzim dhe manipulim.

Më datë 21 nëntor 2023 është bërë denoncimi nga firma “Tenuis Laboratories” ose ish- Noval në pronësi të Petrit Mahos.

Ai shprehet se në pikën ku kërkohet monitorimi i gazrave në ajër, KESH ka vendosur kritere të pabazuara në ligj, madje disa prej pikave nuk qëndrojnë as duke i parë në logjikën e thjeshtë, dhe jo më nga shqyrtimi i një eksperti.

Kompania arsyeton se vendosja e kritereve për fushën e matjes është marrë ‘copy-paste’ nga Qendra e Monitorimit të Mjedisit dhe prandaj del në kundërshtim të plotë me procedurën dhe gjithë përmbajtjen e tenderit. Në përfundim subjekti kërkon që KESH të ketë të paktën 1 ekspert mjedisor në stafin e tij.

Denoncim për po këtë tender ka kryer edhe firma “ECCAT sh.p.k”, në pronësi të Luan Ballabanit dhe Indrit Daja. Në ankesën e dorëzuar përfaqësuesi i firmës shprehet se KESH ka vendosur kritere diskriminuese që as nuk përputhen me objektivin e tenderit dhe shkelin ligjin.

111

Sipas kompanisë, drejtori Ergys Verdho kërkon certifikime dhe vërtetime që janë jashtë kuadrit ligjor dhe hidhen dyshime që as vetë stafi i KESH që harton tenderët nuk i ka parë se çfarë kriteresh ka vendosur.

KPP ka dal në vendime se Autoriteti Kontraktor duhej të anulonte procedurën e mësipërme të prokurimit dhe me rihapjen e procedurës të ketë parasysh konstatimet.

“Sa më lart pretendimi i operatorit ekonomik ankimues qëndron”, Ka sqaruar Komisioni i Prokurimeve Publike./Veting

Publikuar nga Publik Media