E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ergysi dhe Orjani  gjetën vdekjen  në fasadën e pallatit të  Zv. Kryeministrit
Publik News

Ergysi dhe Orjani gjetën vdekjen në fasadën e pallatit të Zv. Kryeministrit

Ergysi dhe Orjani humbën jetën dje teksa skeleria ku ata punonin, për të rregulluar fasadën e pallatit ku banon Zv. Kryeministri i vendit, u shëmb dhe i zuri nën vete.

Ergysi dhe Orjani punonin në të zezë edhe pse qeveria i ka shpallur “luftê” pa kompromis informalitetit.

Ergysi dhe Orjani punonin pa masa mbrojtëse, pa kokore, pa jelek, pa asgjë veç teshave që i kishin veshur shkujdesshëm mëngjesin e fundit të tyre kur dolën nga shtëpia.

Ergysi dhe Orjani punonin nga mëngjesi deri në darkë për të çuar në shtëpi 26 mijë lekë në muaj. Me ato, duhet të ushqeheshin familjarisht, të visheshin, të paguanin dritat dhe ujin e të shtynin muajin.

Projekti ku ata punonin financohej nga Bashkia, dmth që në buxhet kanë qenë të përfshira edhe siguria teknike, edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore edhe paga më e lartë.

Ja ku janë të gjitha: Informalitet, evazion, vjedhje, korrupsion të përmbledhura në këtë histori tragjike e megjithatë askush nuk foli për ta.

Media heshti, folën disa portale dhe kaq.

Qeveria heshti…

E njëjta qeveri që nxitoi tu çonte lule familjeve spanjolle të dhunuara nga një pronar lokali në jug të vendit, shoqëruar me kamera e fotograf sigurisht, zgjodhi ti injorojë trupat pajetë të dy punëtorëve.

Asnjë fjalë për Ergysin dhe Orjanin.

Fundja ata ishin veç shqiptarë, e aq më tepër të varfër…/ #nismathurje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.