E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Braçe irritohet me ‘torturën’ për ‘abonetë e pensionistëve’
Lajme

Erion Braçe irritohet me ‘torturën’ për ‘abonetë e pensionistëve’

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka vijuar denoncimet mbi problematikat e përditshme të qytetarëve në Tiranë, duke publikuar një video nga terreni pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”.

Në pamjet e shpërndara, shfaqen dhjetëra pensionistë të rreshtuar, të cilët presin për të përfituar abonenë mujore falas. Braçe e cilëson këtë situatë si një vështirësi të përsëritur çdo muaj për të moshuarit, duke kritikuar mënyrën e organizimit të shërbimit.

Përmes reagimit të tij në rrjetet sociale, ai ngre shqetësime edhe për mungesën e pikave të shpërndarjes në zona të tjera të kryeqytetit, veçanërisht në Astir, duke detyruar të moshuarit të lëvizin drejt zonës së njohur si “21-shi” për të përfituar shërbimin.

Reagimi i Braçes:

Live tek shkolla Sabaudin Gabrani. Këta në radhë nuk janë gjyshërit që presin nipërit e mbesat të dalin nga shkolla, si çdo ditë.

Janë në radhë e po presin të marrin abonenë falas si çdo muaj. Vuajtja e përmuajshme në fund të tij është kjo radhë.

Ka edhe më. Astiri, një qytet më vete i ndërtuar nga e para, nuk paska një pikë të tillë, të moshuarit nga Astiri duhet të vijnë këtu tek 21-shi, majtas e djathtas, për të marrë abonenë.

I gjeta djemtë e vajzat e bashkisë këtu duke shpërndarë ujë, por ky nuk është lehtësim. Një grua nga Astiri më tha se kishte një kist në kokë e nuk mund të qëndronte aty. Kuptoni që kjo moshë vuan nga sëmundje kronike dhe uji nuk e lehtëson, fare!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.