E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Braçe: Rossmann & Lala abuzon me çmimet në Shqipëri
Lajme

Erion Braçe: Rossmann & Lala abuzon me çmimet në Shqipëri

“Çmimet në Shqipëri, deri dyfish më shumë”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në rrjetet sociale pas debateve të fundit mbi çmimet e produkteve në treg, duke marrë si shembull rastin e rrjetit “Rossmann & Lala” në Shqipëri.

Braçe shprehet se çmimet e produkteve të këtij rrjeti janë deri në dy herë më të larta krahasuar me të njëjtat produkte në vendet e Bashkimit Europian, duke hedhur poshtë pretendimet se kjo diferencë vjen si pasojë e taksave apo tatimeve.

Sipas tij, arsyeja reale qëndron te abuzimi me çmimet dhe marzhet e larta të fitimit.
“Nuk është tatimi, as taksa. Është abuzimi dhe fitimi i lartë prej abuzimit”, shkruan Braçe.

Në argumentimin e tij, deputeti sjell krahasime konkrete. TVSH-ja në Gjermani është 19%, në Itali 22%, ndërsa në Shqipëri 20%. Tatimi mbi fitimin në Gjermani shkon nga 29 deri në 33%, në Itali është 24%, ndërsa në Shqipëri vetëm 15%.

Edhe në aspektin e pagave, diferencat janë të mëdha. Në Gjermani paga minimale arrin rreth 2.050 euro bruto në muaj, në Itali pagat bazë sipas kontratave kolektive variojnë nga 1.500 euro e lart, ndërsa në Shqipëri paga minimale është rreth 500 euro bruto në muaj.

Sipas Braçes, këto shifra tregojnë qartë se taksat nuk mund të justifikojnë çmime kaq të larta në Shqipëri. Ai shton se rënia e fortë e euros duhej ta kishte bërë importin më të lirë për qytetarët, e jo më të shtrenjtë.

Deputeti thekson se rasti i “Rossmann & Lala” është ilustrues për mënyrën se si funksionon tregu dhe për nevojën e ndërhyrjes ndaj praktikave abuzive që dëmtojnë konsumatorët.

Statusi i Erion Braçes:

Çmimet deri dyfish më shumë; Nuk është tatimi, as taksa, është abuzimi dhe fitimi i lartë prej abuzimit!

E mbani mend këtë djalin? Ishte pak para vitit të ri; Bëri një vëzhgim krahasues dhe denoncoi publikisht! Iu turrën plot: taksat, tatimet, tvsh-ja – këto i rrisin çmimet!

A është e vërtetë kjo? Po e çoj unë më tej krahasimin dhe denoncimin: Tatimi mbi vlerën e shtuar:

Në Gjermani – 19%, në Itali – 22%, në Shqipëri – 20%;

Tatimi mbi fitimin:

Në Gjermani – 29–33%, në Itali – 24%, në Shqipëri – 15%;

Rroga minimale:

Në Gjermani – 12.82 € për orë pune = 2.050 € bruto në muaj;

Në itali – nuk ka pagë minimale, por kontratat kolektive të punës nisin me 7–9.5 € për orë pune bruto = 1.520 € bruto në muaj;

Në shqipëri është 500 € në muaj bruto.

Besoj është e qartë që nuk janë taksat që na bëjnë deri dy herë më të shtrenjtë; Nndërkohë,
mos harroni euron, rënien e fortë të saj, që praktikisht duhet t’i bënte më të lira për qytetarët produktet e importit, jo më të shtrenjta!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.