Erion Brace:Ne e beme Meten President, por ai po shkelmon kete post unifikues duke bere fushate
Braçe: Meta ‘organizoi’ darkën me aleatët, na ka tradhëtuar që një vit më parë
Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Erion Brace, duke folur gjate nje mbledhje te ketij komisoini, ku Elivar Golemi, ne cilesine e Inspektorit te Pergjithshëm ne Banken e Shqiperise, ka refuzuar te marre pjese ne seance degjimore ne lidhje me skandalin e vjedhjes se 713 milione lekeve nga Thesari i Shtetit.
Deputeti socialist, Erion Braçe ka vijuar me akuzat drejt LSI-së.
Në një status në Facebook Braçe shkruan se LSI-ja është forca jo besnike, jo PS-ja siç po akuzohet.
Sipas tij, LSI-ja për më shumë se një vit e ka ‘tradhëtuar’ PS-në, me mbështetjen për çadrën, reformën në drejtësi dhe raste të tjera.
Braçe shkruan se darka e organizuar nga Agron Duka dhe Fatmir Mediu ishte e inciuar nga LSI-ja për të sulmuar PS-në.
Statusi i plotë i Braçes në Facebook:
SA E PADREJTE! SA E PANDERSHME!
LSI ka humbur edhe qetesine tani. Logjiken po e po. Ne nje perpjekje per te shperndare moral, besnikeri, qendrueshmeri, ne fakt po ben nje dem kolosal, po “vret” ende pa nisur detyren Presidentin e Republikes, ate qe Kushtetuta e percakton qarte si perfaqesuesin e unitetit te Kombit, sic duhet te jete. E gjitha per PUSHTET partiak! Asnje interes tjeter. “LSI force e pare”, “Petrit Vasili kryeminister” jane interesa legjitime por teresisht partiake. Krejt normale deri ketu.
Anormale behet gjithcka kur LSI sulmon kedo qe kerkon edhe me pak se kaq. Pershembull; LSI sulmon prej dy ditesh PS per fushaten e saj, synimin e qarte per nje fitore te madhe qe i jep mundesine te drejtoje e vetme qeverine e ardhshme.
LSI thote se “Edi Rama do gjithe pushtetin per vete”. Por dy dite me pare, ne nje deklarate te shperdare per median, LSI vuri ne gojen e Presidentit te zgjedhur “kenaqesine e dekretit te pare, i cili, do te ishte ai i emerimit te Petrit Vasilit si kryeminister”!! E shihni; LSI e kerkon gjithe pushtetin per vete, hem Presidentin, hem Kryeministrin, madje me kenaqesi, por e sulmon, lufton ate qe eshte me pak se kaq tek PS, udheheqjen e Qeverise prej saj, vetem Qeverise.
Kjo eshte e padrejte, e pandershme, nuk ka asgje qe lidhet me parimet e moralin. Por e konsumuar qartesisht nga LSI, dukshem prej korrikut te shkuar. Sepse eshte keshtu, keto historite me “bese”, “besnikeri” etj, jane aq te paverteta aq sa kercasin keq.
Sepse; nuk ishte besnikeri, qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, kerkuar troc e qarte nga LSI nje korrik me pare, nuk ishte besnikeri, Cadra poshte selise se Kryeministrise e kunder saj, madje me kerkesen unike -ik ti te ulet ky, tre muaj me radhe, madje madje duke e mbeshtetur si kurre me pare, nuk ishte besnikeri, mbremja e organizuar hidhur per ti hedhur te gjithe kunder PS, ate pasditen qe u erresua pa ardhur nata, tamam nga ky pazar ne aksham; nuk ishte besnikeri, tallja nje vjecare ndaj vendimit te PS per te hyre ne zgjedhje ne koalicion me LSI, vecanerisht ajo fjalia epike-“kete e vendosin forumet”, shoqeruar me gajasje nje here dhe, me slloganin “LSI force e pare”, heren tjeter.
Ka dy qasje ne harkun e dy viteve te fundit; LSI pranon ta tradhetoje Balliu i saj, ta munde ne nje gare elektorale i vetem, madje duke e maskuar me fajin e paqene te PS; LSI harron mbajtjen e angazhimit nga PS, per te ndare pushtetin ne nivelin me te larte te tij-Presidentin e Republikes, me te, madje pa munguar asnje vote, madje madje duke pranuar edhe pjesmarrjen e tij ne fushate si
President i zgjedhur; e pashembullt kund kjo. Edhe nje here, KJO ESHTE E PADREJTE, E PANDERSHME!
Ne fund, une mendoj qe kjo maredhenie ka nevoje per qetesi, logjike, madje dhe ndershmeri nese eshte e mundur. Ndryshe di te prodhoje edhe me deklarime e sjellje qe vrasin njera tjetren me pandershmeri: Ne Shkoder zbulohet Mafia e Plehrave si sponsorizuese e nje marreveshje te paqene, ne Tirane votohet qe kompanise sevidentifikuar nga “dobesia” Berisha si Mafia e Plehrave, ti jepet e drejta per te konkuruar ne te gjithe Shqiperine. E kuptoni sa e padrejte dhe sa e pandershme eshte?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



