E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj harxhon 200 milionë lekë për të blerë pjata e garuzhde për çerdhet e kopshtet e Tiranës në tenderin pa garë
Lajme

Erion Veliaj harxhon 200 milionë lekë për të blerë pjata e garuzhde për çerdhet e kopshtet e Tiranës në tenderin pa garë

mendoni ju miq se kopshtet e çerdhet e Tiranës janë pa pajisjet e nevojshme të kuzhinës? Pra pa lugë, pa thika, pa garuzhde, pa tasa e të tjera si këto? Natyrisht që jo, por tenderi që është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Tiranë, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, është realizuar në mënyrë të tillë a thua se nuk kanë fare prej tyre.

1

Kështu mësohet se do të harxhohen gati 200 milionë lekë të vjetra me TVSH për të blerë pajisje të tilla kuzhine për kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit. Një tender i tillë mban numrin e referencës REF-37946-08-04-2022 dhe ka si objekt “Blerje materiale, enë kuzhine”.

2

Fondi limit është caktuar të jetë 16,132,341 lekë të reja pa TVSH ose rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse i hedhim një sy dokumentave të këtij tenderi, shikohet se në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani.

3

Pra kemi të bëjmë me një procedurë pa garë, ku pjesëmarrësi i vetëm është shpallur njëkohësisht edhe fituesi i tij.

4

Bëhet fjalë për firmën SHPIRAGU në pronësi të shtetasve Agron Lleshi, Sherif Kapllani dhe Elda Kapllani. Kjo firmë ka ofruar vlerën 15,713,490 lekë të reja pa TVSH ose rreth 200 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

5

Kuptohet gjithashtu se vlera në fjalë është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 97.4% e tij. Të gjitha sa më sipër lindin dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar dhe se ky tender duhet hetuar nga autoritetet përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.