E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje për korrupsion pasiv
Lajme

Erion Veliaj paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje për korrupsion pasiv

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Veliaj do të merret në pyetje në kuadër të një hetimi për korrupsion pasiv, një çështje që ka tërhequr vëmendje të madhe publike.

Në kuadër të hetimeve, më herët është marrë edhe dëshmia e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e saj dhe ka ushtruar kontrolle në një biznes që ajo zotëron.

SPAK po vijon me intensitet hetimet për këtë rast, i cili ka ngjallur interes të madh për shkak të pozicionit të lartë publik të Veliajt dhe akuzave të ngritura ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.