E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramendëse: Sa i kushtoi filmi “I Love Tropoja”
Publik News

Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramendëse: Sa i kushtoi filmi “I Love Tropoja”

Ermali tha se “kostot janë relativisht të larta” për një film të pavarur, pra që nuk mbështetet nga Qendra Shqiptare e Kinematografisë.

“Kostot janë relativisht të larta dhe mendoj që është bërë një investim i madh për një film të këtij zhanri, pra një film të pavarur, që nuk ka mbështetjen e Qendrës apo shtetit, por varet vetëm nga financat e gjeneruara nga mbështetësit e filmit, që janë sponsorat.”

Deri tani, filmi i dytë i producentit ka kushtuar më shumë se 700,000 euro dhe kjo pasi për xhirimin e tij janë përdorur pajisje teknologjike të nivelit më të fundit!

“Filmi ka kushtuar mbi 700,000 mijë euro deri tani, sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova dhe Turqia dhe aparaturat dhe teknologjia është e nivelit të fundit. Mund të them se vetëm lentet që janë përdorur në këtë film janë të njëjtat lente që janë përdorur për ‘Fast & Furious 8’.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.