Ervin Bushati: Edi Rama është talent në Shqipëri! S’krahasohet me Veliajn
Ish-deputeti socialist Ervin Bushati i ftuar në një emision televiziv ka deklaruar se Erion Veliaj s’krahasohet dot me Edi Ramën kur ky i fundit ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Ai ka thënë se ky i fundit është talent në Shqipëri.
Bushati e ka quajtur Ramën politikan të zotin, e më të suksesshmin në zgjedhje në Shqipëri. Ai shton se Rama kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës ka patur 75% pëlqyeshmëri.
Edi Rama është politikan i zoti, nuk mund të krahasohen me Veliajn. Është politikani më i suksesshëm me zgjedhje në Shqipëri. Edi Rama është talent, në Shqipëri. Kur ka qenë kryetar bashkie ka qenë 75% pëlyeshmëri, shifër e pakapshme”,-deklaroi Bushati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



