E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ervin Salianji nuk ndalet, i kthehet ‘flakë për flakë’ Sali Berishës
Lajme

Ervin Salianji nuk ndalet, i kthehet ‘flakë për flakë’ Sali Berishës

Ish-deputeti nxjerr vendimin e gjykatës britanike: Ta kanë faktuar, je i lidhur me krimin e organizuar

Reagimi i Ervin Salianjit ka ardhur menjëherë pas deklaratave të forta të bëra nga Sali Berisha në Dibër, duke thelluar më tej përplasjen brenda Partisë Demokratike.

Ish-deputeti kundërshton drejtpërdrejt pretendimin e Berishës se ai nuk mund të garojë për drejtimin e PD-së për shkak se nuk është pjesë e saj. Sipas Salianjit, arsyeja reale qëndron te frika e Berishës nga përballja në garë, pasi mbështetja e demokratëve ndaj tij ka rënë ndjeshëm.

Në reagimin e tij, Salianji përdor tone të ashpra, duke deklaruar se Berisha është “i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe që i ka përdorur këto lidhje për ndikim politik”. Ai i cilëson këto si fakte dhe jo propagandë, duke theksuar se, sipas tij, ato burojnë nga institucione ndërkombëtare dhe jo nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur akuzave të Berishës për kontakte të tij gjatë kohës së burgimit, Salianji kundërpërgjigjet me një linjë sulmuese, ndërsa paralajmëron publikimin e dokumenteve që  provojnë lidhje të Berishës me korrupsionin.

“Sot nis publikimin e fakteve”, shprehet ai, duke e kthyer këtë në një përballje që pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.

Në vijim të deklaratës, Salianji argumenton se Berisha është tashmë një figurë e refuzuar jo vetëm nga ndërkombëtarët, por edhe nga një pjesë në rritje e elektoratit demokrat. Sipas tij, kjo është arsyeja pse nuk zhvillohet një garë reale brenda partisë.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

Sali “kolltuku” i damkosur, jo i akuzuar kot!
Sali “kolltuku”, alias Sali “brava”, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike.
Jo nga gjykatat e kapura të regjimit në Shqipëri.
Por nga qeveri të djathta perëndimore dhe nga gjykata britanike.
Ky është fakt. Jo propagandë.
Shfaqja e sotme në Dibër ishte tabloja më e qartë e rënies dhe tregoi pse ky uzurpator nuk bën garë!
Një sallë që nuk mbush dot as dy kate me 200 persona, megjithëse ishte mbledhur i gjithë qarku.
Një lider i braktisur nga demokratët.
Dhe një monolog i mbushur me mashtrime të vjetra.
Kur të lë populli, të mbetet vetëm zëri… dhe ai kthehet në zhurmë!
I njëjti model, i njëjti mentalitet
Lulzim Basha ishte “familjari i dashur” i Saliut:
e promovoi, e përdori dhe e mbrojti.
Sot, edhe pasi u largua Basha, modeli mbeti po ai:
* i njëjti ekip
* të njëjtat vese
* e njëjta mënyrë përzgjedhjeje deputetësh
* e njëjta “opozitë” që ulet në gjunjë për leje, tendera dhe pazare me Ramën
Ka vetëm një ndryshim:
Saliu sot është i refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe gjithnjë e më shumë nga vetë demokratët.
Prandaj nuk bën garë.
Prandaj ka uzurpuar PD-në si frikacak.
Sepse gara e nxjerr zbuluar dhe humb privilegjet dhe paratë per te cilat shet shpirtin!
Sot nis publikimin e fakteve.
Poshtë është një fakt i zi mbi të bardhë:
Vendimi i gjykatës britanike konfirmon se nuk bëhet fjalë për thashetheme, por për prova të mjaftueshme që lidhin Sali Berishën me korrupsion dhe krim të organizuar.
E vërteta e hidhur;
Ndërkohë që demokratët kërkojnë alternativë dhe fitore,
ata mbahen peng nga një figurë që është shpallur problem sigurie nga aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Kjo është drama reale e Partisë Demokratike:
jo përballja me kundërshtarin se atë e mundim, por pengmarrja nga e shkuara
Koha e alibive ka mbaruar.
Ose PD ndahet nga e shkuara e korruptuar,
ose mbetet peng i saj.
Më poshtë, imazhet e publikuara nga Ervin Salianji:
https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/684852814_1512704946881228_3743810965768926799_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg_tt6&_nc_cat=100&ccb=1-7&_nc_sid=7b2446&_nc_ohc=WBiBbWerbKcQ7kNvwFoul8f&_nc_oc=AdpDqc4z8LFXCxWX4t4n_JB_zgOK3Yl0s2mz3R404gDP9ahiaq4b9LivER1y0UTP57o&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&_nc_gid=IPm27W4kE4H7paWy2dKYfg&_nc_ss=7b289&oh=00_Af4U34o5YLEhVwGyfX6WC71XTETlSBCSz-5rjJtu_3yBuA&oe=69FD0517
https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/689023140_1512704950214561_3018618046487634145_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg_tt6&_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=7b2446&_nc_ohc=4OLrwFJXD8sQ7kNvwEtjO2F&_nc_oc=AdqJMju6Trqxt0Sd5DRZFwnl5l84q3xM641dtBXe766hqHN7LqL60LGzoT2Lao4QIII&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&_nc_gid=vCKJAAiZ6c6iUMFQfMJxPA&_nc_ss=7b289&oh=00_Af7s1D3WuZpEWqzonYOodvK4JnKBHazlezYkmYozt5OhbQ&oe=69FD00E4
https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/686937476_1512705003547889_5379500322053583882_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg_tt6&_nc_cat=111&ccb=1-7&_nc_sid=7b2446&_nc_ohc=nDobNJbBUqYQ7kNvwGNU0Rk&_nc_oc=AdpOh4H7tH_5whIwizvk8pBLSA-8UxjOmH5F8TWZJxIhFfgPiaEHXZ14GOuMaf7e8aQ&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&_nc_gid=Cp4gsf9EZj7_292xpu91iA&_nc_ss=7b289&oh=00_Af6fDV3KVWzvt5oCJSfLnF-mIYClVAi7Hz4WGBo4lzqrmQ&oe=69FD1D3Chttps://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/687045562_1512704943547895_2553969863678438886_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg_tt6&_nc_cat=106&ccb=1-7&_nc_sid=7b2446&_nc_ohc=bhDUCl5Qjt8Q7kNvwFJmcIH&_nc_oc=AdoJQpEhDhUU974B1Y74EHqMdmQ3MqZZv6kiv-rm3FVT6jNQ_xK580yNdQ15XD-sUyM&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&_nc_gid=tG0dEoXv-RrWwDEtJAi1ew&_nc_ss=7b289&oh=00_Af6x850ucs9cdg1j3Z4JtG9I9as6dAVzdfbqn8g6UYNl6Q&oe=69FD050C
https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/687037310_1512705013547888_2561952959791748106_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg_tt6&_nc_cat=101&ccb=1-7&_nc_sid=7b2446&_nc_ohc=Y4RKW2E9KiwQ7kNvwERQaP4&_nc_oc=Adp8s8YCIVpkgSAV6kxsD4gjus3ckiTcZ9d5hqdTr9142dh2Oerl_-J1weZD1yF94Ao&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&_nc_gid=2q6iohQixOTjbrLLzNF70Q&_nc_ss=7b289&oh=00_Af5adlyGVoBrGY-8Ax8aTWMLS-BP3rIb64rF3v6EkK-ZzQ&oe=69FCF5F7
https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/687951453_1512704990214557_2257217277196258764_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg_tt6&_nc_cat=110&ccb=1-7&_nc_sid=7b2446&_nc_ohc=xLrLVOo8AXEQ7kNvwG2i2I-&_nc_oc=AdqxhfJovpkeOESh-FpioUUBkIpFnEpgJhKby-lXth4An4jVHgxLfsXqB84fxcXUQHY&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&_nc_gid=sMwutudZsRlCKO2TOZnN3A&_nc_ss=7b289&oh=00_Af5KL-jS6UFZQoj250CqU8e_UaJQzmG0Z-VfkevEb_x4tA&oe=69FD1D20
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.