E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ervis Kurtaj rrëfen tmerrin tek Apeli: Ja si i shpëtuam masakrës
Flash

Ervis Kurtaj rrëfen tmerrin tek Apeli: Ja si i shpëtuam masakrës

“Elvisi u çua nga karrigia dhe qëlloi disa herë gjyqtarin, pastaj u kthye duke qëlluar drejt nesh”

Ervis Kurtaj, një nga dy personat e plagosur gjatë vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ka rrëfyer para hetuesve momentet dramatike të ngjarjes së 6 tetorit.

Së bashku me babanë e tij, Rakip Kurtaj, ata ndodheshin në sallë si palë në një proces gjyqësor për çështje pronësie që po shqyrtohej nga gjyqtari Kalaja.

“Kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim që ishte në favor tonin, në atë moment është çuar nga karrigia Elvisi dhe i është afruar duke qëlluar disa herë më armë zjarri. Në dukje ishte armë e vogël, por sa dëgjova krismat, kapa babin tim nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit ku sapo kam kaluar derën e sallës Elvisi u kthye duke qëlluar drejt nesh,” ka dëshmuar Kurtaj.

Nga të shtënat, Ervis Kurtaj, 45 vjeç, mbeti i plagosur në krah, por ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën dhe është lënë i lirë nga spitali. Babai i tij, Rakip Kurtaj, 65 vjeç, u qëllua në brinjë dhe ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve, gjithashtu jashtë rrezikut për jetën.

Dinamika e ngjarjes që tronditi vendin

Ngjarja ndodhi më 6 tetor, rreth orës 15:30, gjatë një seance në sallën nr. 3 të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sipas hetimeve paraprake, Elvis Shkëmbi, i cili ndodhej në sallë si palë tjetër në proces, ka qëlluar me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja, menjëherë pas shpalljes së vendimit. Kalaja humbi jetën gjatë transportit për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pasi qëlloi ndaj gjyqtarit, Shkëmbi drejtoi armën edhe ndaj Rakip dhe Ervis Kurtajt, me të cilët kishte një konflikt të mëparshëm për pronën, duke i plagosur të dy.

Si hyri autori me armë në sallën e gjyqit

Hetimet kanë zbuluar se rreth orës 13:42, Elvis Shkëmbi dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, kishin hyrë në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe kishin kaluar nëpër pajisjen skaner. Pajisja sinjalizoi prezencën e metaleve, por roja i sigurisë, Banush Koxhaj, nuk kreu asnjë kontroll fizik ndaj tyre dhe nuk i regjistroi në protokoll, siç kërkohet me procedurë.

Ata qëndruan në holl deri rreth orës 15:29, kur u futën në sallën e gjyqit. Vetëm pak minuta më pas, ndodhi vrasja.

Pas krimit, autori ka dalë nga salla, ka dorëzuar armën tek një punonjës tjetër gjyqësor dhe më pas është prangosur në oborr nga Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.