E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Escobar flet për mediat greke:Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në!
Publik News

Escobar flet për mediat greke:Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në!

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka quajtur “të trishtë” situatën në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratike.

1

Në një intervistë për median greke To Vima, Escobar, pasi ka renditur shqetësimet në Ballkan, është ndalur në konfliktet brenda PD-së, për të cilën tha se nuk duhet të ishte përfshirë në një përçarje të tillë.

Sipas tij, PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën, në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në.  Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD-në aktualisht.

Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, ka thënë Escobar.

Më tej, Escobar u shpreh i shqetësuar për ndikimet që mund të kenë në rajonin e Ballkanit Rusia dhe Kina.

“Jam shumë i shqetësuar për ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori. Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon”, tha Escobar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.