E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Escobar: Kemi marrë zotime që Serbia nuk do t’i refuzojë zgjedhjet në Veri, ndryshe do të ketë pasoja
Bota

Escobar: Kemi marrë zotime që Serbia nuk do t’i refuzojë zgjedhjet në Veri, ndryshe do të ketë pasoja

Idërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara. Ai ka vënë në pah se Serbia është zotuar të mos kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës dhe se do të përballet me pasoja nëse vepron ndryshe.

Escobar gjithashtu ka theksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për shtensionim në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndihmën në drejtim të integrimet evropiane dhe transatlantike për shtetet e këtij rajoni. Ai ka shprehur shpresë për përparim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke vënë në fokus Marrëveshjen e Ohrit si një mundësi e jashtëzakonshme për marrëdhënie paqësore midis dy vendeve.

Në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Escobar ka theksuar hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për këto vende dhe përkushtimin e tyre në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka vënë në dukje se integrimet evropiane dhe transatlantike janë thelbësore për zvogëlimin e ndikimit të aktorëve të dëmshëm, si Rusia dhe Kina, dhe aktorëve lokalë të korruptuar në rajon. Escobar ka shprehur se Shtetet e Bashkuara ofrojnë alternativa për ta ndërtuar qëndrueshmërinë kundër këtyre ndikimeve dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.