E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Euro 2024”, kuqezinjtë zënë vendin e parë në sondazhin e transmetuesit gjerman
Lajme

Euro 2024”, kuqezinjtë zënë vendin e parë në sondazhin e transmetuesit gjerman

Ky kampionat europian ka qenë emocionues në veçanti për Shqipërinë dhe tifozët shqiptarë. Në një kohl kur po luhet faza e fundit e grupeve në Euro 2024, transmetuesi i ndeshjeve në Gjermani “Magenta Sport” ka ngritur një sondazh sa i përket tifozerisë që ka krijuar atmosferën më të mirë dhe të bukur.

Totalisht e pritshme, në këtë sondazh, vendin e parë e mban Shqipëria me plot 61% të votuesve, ndërsa vendi i dytë është shumë larg, që mbahet nga Holanda me 18%.

Tifozëria shqiptare fiton “Euro 2024”, kuqezinjtë

Ky nuk është rasti i parë që sjellja e tifozëve shqiptarë bie në sy gjatë këtij europiani, me shumë media të huaja që kanë komplimentuar kuqezinjtë për atë që kanë sjellë në Gjermani.

Kërcime, festa, organizime dhe respekti për kundërshtarët që kanë pasur përballë, ka bërë që për tifozërinë shqiptare të shkruhet në medita më prestigjioze të botës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.