E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
Bota

Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri

“Franca nuk duhet të mbështesë një qeveri që po e shet vendin e saj interesave të Trump-it dhe oligarkëve”

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka reaguar publikisht për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke kritikuar presidentin francez Emmanuel Macron për takimin me kryeministrin Edi Rama dhe duke shprehur hapur mbështetjen për protestat qytetare që po zhvillohen në vend.

Në qëndrimin e saj, Aubry shfaqet kundër asaj që e cilëson si mbështetje të pakushtëzuar ndaj qeverisë shqiptare, duke ngritur shqetësime se politika aktuale po favorizon interesa të mëdha ekonomike në dëm të vendit. Ajo gjithashtu përshëndet lëvizjen protestuese, e cila është identifikuar nga mbështetësit si “Revolucioni i Flamingove Rozë”.

Përmes një postimi në platformën X, eurodeputetja franceze shkruan:

“Edi Rama, kryeministri shqiptar, u prit dje nga Macron, ndërkohë që Shqipëria është në revoltë prej 23 ditësh. Franca nuk duhet t’i japë çek të bardhë një qeverie që po e shet vendin e saj interesave të Trump-it dhe oligarkëve. Rroftë Revolucioni i Flamingove Rozë!”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.