E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Evi Kokalari thotë se Berisha  më shfrytëzoi :  Basha u tregua i sinqertë me mua ndaj bashkohem me të
Lajme

Evi Kokalari thotë se Berisha më shfrytëzoi : Basha u tregua i sinqertë me mua ndaj bashkohem me të

Evi Kokalari thotë se PD duhet të bashkohet nën emrin e Bashës, pasi ai ka vulën. E ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga , Kokalari foli edhe për kafen me Bashën, që sipas saj ka mërzitur shumë nga të djathtët, ndërsa tregoi edhe diskutimet me të.

“Lulzim Basha u tregua i sinqertë me mua. Ai nuk tha do ta bëj PD konservatore, siç tha Berisha. I cili vetëm e shfrytëzoi. Lulzim Basha tha nuk e bëj. Mua më pëlqeu sinqeriteti i tij. Unë i tregova se cilat janë pikat e mia të rëndësishme, dhe platforma e tij sillet rreth saj. Unë vetëm piva një kafe për diskutime, por kaq. Unë dua që PD të bashkohet nën logon e PD. Dhe logon e ka Basha, ndaj bashkimi do të jetë nën emrin e tij”,  është shprehur  Kokalari .

Më heret Evi Kokalari mori pjesë në aktivitetet e Foltores së Berishës, deri më 6 mars, kur dhe ndodhi bashkimi i Berishës me Ilir Metën në Shtëpinë e Lirisë dhe fitorja në bashkinë Shkodër. E pikërisht aty, u prish gjithçka. Në momentin që Evi u takua me Ilir Metën, i cili i bëri të ditur se ai kishte kërkuar nga Berisha që të kandidohet Belind Këlliçi, duke e justifikuar si me sondazhe, e si me mbështetjen nga SHBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.