E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E vrau gabimisht  policia greke, gjykata  dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e shqiptarit
Publik News

E vrau gabimisht policia greke, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit, 25 vjeçari shqiptar i ekzekutuar në 16 shkurt 2010 prej plumbave të policisë greke, gjatë një përballje të armatosur mes policisë e një bande grabitësish shqiptarë.

Banda drejtohej nga një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, Marian Kolaj, edhe ky i  ekzekutuar gjatë një tjetër përballje me policinë greke në afërsi të kufirit shqiptar në 21 korrik 2013. 25 vjeçari u ekzekutua me 4 plumba prej policisë greke,e cila e ngatërroi me banditët në lagjen Virona të kryeqytetit helen.

U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqësorit grek në një maratonë gjyqesh dhe ekspertizash të cilat më në fund dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.

Sipas vendimit të gjykatës,shteti grek duhet të dëmshpërblejë bashkëshorten dhe djalin e mitur të viktimës,si edhe prindërit e tij për humbjen e pësuar,ndërsa nuk pranoi rekursin e avokatit të shtetit,i cili kërkoi pakësimin e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi. Më poshtë pamje të mediave greke nga përleshja e armatosur në 2010 ku mbeti i vrarë Nikolla Todi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.