E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fabrika e lëkurave ndot sërish lumin Osum, banorët: Shteti të marrë masa
Lajme

Fabrika e lëkurave ndot sërish lumin Osum, banorët: Shteti të marrë masa

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për ndotjen e lumit Osum, në zonën e lagjes Uznovë në Berat, pranë unazës së re të qytetit.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, në këtë pjesë të lumit është konstatuar ndotje e madhe e ujit, ndërsa qytetari shprehet se ajo mund të lidhet me aktivitetin e një fabrike për përpunimin e lëkurës në zonë.

Banorët kërkojnë verifikimin e situatës nga institucionet përgjegjëse dhe marrjen e masave për identifikimin e shkakut të ndotjes, në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i mëtejshëm i mjedisit dhe ekosistemit të lumit Osum pasi kjo nuk është hera e parë që kjo fabrikë ndot lumin.

Banorët i bëjnë thirrje strukturave përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit të kryejnë inspektimet përkatëse për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.