E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fabrika ruse e armëve përfshihet nga flakët, rrezikohen raketat bërthamore
Bota

Fabrika ruse e armëve përfshihet nga flakët, rrezikohen raketat bërthamore

Një fabrikë që prodhonte motorë për forcat e armatosura ruse është përfshirë nga flakët ditën e sotme në një qytezë pranë Moskës, teksa raportohet se në ambientet e fabrikës ndodheshin edhe raketa bërthamore.

Mësohet se zjarri filloi në seksionin e administrimit të uzinës Yaroslavl, që ndodhet rreth 200 kilometra larg kryeqytetit rus të Moskës.

Rreth 218 punonjës u evakuuan pasi flakët shpërthyen, ndërsa shtatë persona të tjerë janë shpëtuar pas nisjes së flakëve në fabrikë.

Fabrika prodhon motorë për sistemin raketor bërthamor Topol-M dhe pajisje të tjera të shumta të përdorura nga forcat e armatosura ruse.

Fabrika në Yaroslavl është një nga ndërmarrjet më të mëdha ruse që prodhon motorë me naftë me shumë qëllime, tufa, kuti ingranazhesh dhe pjesë këmbimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.