E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Facebook-ut i bllokohet  sistemi, bllokohen Instagram dhe Messenger, funksionon vetëm WhatsApp
Lajme

Facebook-ut i bllokohet sistemi, bllokohen Instagram dhe Messenger, funksionon vetëm WhatsApp

Sistemi i Facebook që kanë në pronësi Messenger, Instagram dhe whatsApp ka ndalur së funksionuari paraditen e sotme. Shumë përdorues në Shqipëri dhe në botë janë ankuar për mosfunksionimin e rrjeteve sociale.

Messenger ka shfaqur i pari probleme mëngjesin e sotëm, me shkëmbimin e mesazheve mes përdoruesve. Gjatë gjithë paradites së sotme ky i fundit kur përdoruesit provonin të dërgonin mesazhe ishte i bllokuar dhe shfaqte një mesazhin “connecting..” me ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë, në shtete të tjera raportohet se problemet kanë filluar rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm sipas Downdetector, me mijëra përdorues që ankoheshin për probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve.

Rreth 80% e njerëzve kanë thënë se nuk po merrnin mesazhe, ndërsa 20% po raportojnë probleme gjatë hyrjes.

Po ashtu, probleme ka dhe Instagram që vazhdimisht shfaq mesazhin “couldn’t refresh feed”. I vetmi nga aplikacionet në pronësi të Facebook që punon normalisht është WhatsApp.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.