E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fake news/ Partnerja e  Arben Ahmetaj nuk ka transferuar  në llogarinë e saj shumat e  parave që flitet në media
Lajme

Fake news/ Partnerja e Arben Ahmetaj nuk ka transferuar në llogarinë e saj shumat e parave që flitet në media

Sot portali i drejtuar nga gazetari Poli Hoxha dhe që është marrë shabllon nga mediat e tjera online saktëson duke përmendur burime nga SPAK-u se janë zbuluar 3 transferta drejt bankave në Zvicër në shuma të mëdha nga bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt.

Konkretisht flitet se janë kryer tre transferta nga llogaritë në Shqipëri te Credins Bank dhe BKT. Shumat e 3 transfertave variojnë nga 600 mijë euro në 750 mijë euro. Redaksia e Publik.live u interesua nga burime shumë të sigurta pranë bankës që flitet për transfertat dhe lajmi është i pavërtetë. Një konfirmim zyrtarisht për këto transferta që raportohen në media ne kërkuam edhe Bankës së Shqipëris dhe bankave Credins Bank dhe BKT me një shkresë për konfirmim të lajmit. Ne tentuam të komunikojmë me qytetaren Erjola Hoxha por pa sukses. Nga informacionet që korespondenti ynë në Francë na siguroi, qytetarja Arjola Hoxha është me dokumenta të shtetit zvicerian dhe ka transferuar shuma të vogla të pagave të saj që ka patur në Shqipëri drejt një banke të Zvicrës dhe nuk janë të vërteta transfertat me shumat nga 600 mijë dhe 750 mijë euro. (P.s. ky fakenews është pjesë nga projekti Internews Inspires Albania)

Më poshtë shkrimi i portalit: Alfapress.al

Alfapress.al mëson nga burime të sigurta se gjatë hetimit profesional të SPAK për pasuritë e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij, janë zbuluar 3 transferta drejt bankave në Zvicër në shuma të mëdha.

Kështu në llogarinë, CRESLJZZ69A, të bashkëjetueses së ish-zëvendës kryeministrit në bankën Credit Suisse, janë kryer tre transferta nga llogaritë në Shqipëri te Credins Bank dhe BKT. Shumat e 3 transfertave variojnë nga 600 mijë euro në 750 mijë euro.

Mësohet se gjatë hetimit të SPAK në bashkëpunim me agjenci të huaja homologe, transferta nga Credins është kthyer mbrapsht, por më pas ajo ka kaluar nga një bankë tjetër.

Ndërkohë bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha i është sekuestruar edhe një vilë në Hamallaj. 

Ndërsa ditën e sotme agjentë të BKH kanë ‘zbarkuar’ në banesën e babait të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.