E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Faleminderit, Edi, Çeti,Henri,Vilma, Sandri, Vjollca, Karlo,Irfan , Shkelqim, Zamir dhe Olsi….
OP-ED

Faleminderit, Edi, Çeti,Henri,Vilma, Sandri, Vjollca, Karlo,Irfan , Shkelqim, Zamir dhe Olsi….

Falenderojmë babain shpirt madh te kapitalizmit shqiptar për mirmbajtjen e rrugës së kombit, për influencën e tij në uljen e çmimit të naftës dhe për influencën në ligjin për nxjerrjen nga qarkullimi Të Mercedesit 240.
Falenderojmë Henrin babain e urtë të liberalizmit shqiptar për kontributin në reformën në arsim, e cila tashmë bëri të mundur që të rinjtë shqiptarë të arsimohen më lirë.
Falenderojmë Vilmën për check up-in, sot shqiptarët falë analizave të sakta falas kanë një sebep më shumë të shkojnë te klinika private për ta vërtetuar.
Falenderojmë Sandrin, Vjollcën, Karlon, Fanen për dekoderin, me dekoder shqiptarët do kenë një mundësi më pak për të rënë pre e shpifjes.
Falenderojmë Zamirin për nismën ligjore për pasurimin e kromit dhe nxitjen që shqiptarët të konsumojnë ushqime sa më shumë.
Falenderojmë Olsin që na bëri të mundur një qytet pa lloto e kazino.
Falenderojmë Fushën që i bëri librat e biblotekës ujë dhe ligjin antifashist për teatrin kombëtarë.
Ky status është shumë i shkurtër për listën e gjatë të njerëzve që duhen falenderuar, por besoj ky falenderimi i fundit mos lejë asnjë të pakënaqur.
FALENDEROJMË Edin që ka qënë kaq i duruar me këtë popull të pabindur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.