E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja publikon këngën e shkruar vetëm pak kohë para ndarjes nga jeta!
Publik News

Familja publikon këngën e shkruar vetëm pak kohë para ndarjes nga jeta!

parakoshme nga jeta të këngëtarit Ergi Dini, familja gjeti forcën për të  publikuar këngën e fundit që Ergi realizoi. Një këngë e shkruar dhe kompozuar nga ai ka qenë ‘amaneti’ i fundit nga artisti 22 vjeçar, këngë të cilën familja e publikoi ditën e djeshme.

Ergi Dini

“ E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!“,- shkruan e motra Barbana Dini në një postim në instagram.

Sakaq i ftuar në programin “Rudina” këtë të mërkurë babai i Ergit u shpreh i përlotur se e ka ndjerë si detyrim ndaj tij që të çonte  në fund punët e nisura nga i biri.

Babai dhe e motra

“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër. 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne, e kujtohet. Qe një djalë i shkëlqyeshëm, prandaj edhe kujtohet”; u shpreh zoti Dashamir Dini

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.