E shtunë, 14 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Fati ynë në dorë të asambleistëve: pa shpresë dhe marrëzi
OP-ED

Fati ynë në dorë të asambleistëve: pa shpresë dhe marrëzi

Kush e ka jetuar kohën e pleniumeve të Komitetit Qendror e njeh këtë skenë pa pasur nevojë ta shohë. Një sallë plot. Një njeri në foltore. Dhe një heshtje aq e rëndë sa dëgjohet edhe frymëmarrja e frikës. Të gjithë janë të pranishëm, por askush nuk duket se është i lirë.

Sot nuk jemi në vitet e komunizmit. Sot jemi në Lalëz. Në vendin e “Ngjalave” të socializmit europian. Një lloj vakie  e vogël partie, ku demokracia ka hyrë si e ftuar, por nuk i është dhënë leje të flasë.

Rrugës për në gjirin e ngjaleve në Lalëz makina e mbretit u bë pis  nga vezët e pulave të Manëzit. Sapo nisin punimet e Asamblesë së PS-së. Shfaqet kreu suprem Rama. Dhe fap mbyllet sinjali.

“Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë e familjes sonë politike.”

Familje, thotë mbreti. Një familje ku mbreti  flet dhe fëmijët ulin kokën. Ku mbreti  vendos, të tjerët miratojnë dhe kamerat fiken për të mos prishur intimitetin e familjes. Një familje  ku publiku, ai që paguan rrogat, makinat dhe sallat, nxirret jashtë derës si një i huaj i bezdisshëm.

Vlora e Gysit  fik radarin. Rama i Gysit të  fik sinjalin.  Në këtë vend demokracia punon me komandë: ndizet kur duhet të dëgjohen duartrokitjet per mbretin dhe fiket kur ndonjëri mund të ketë  bythë  të bëjë ndonjë  pyetje.

Nuk ngrihet askush. Sot salla i ngjante një qelie. Ministra, deputetë , bashkikakë dhe drejtorë  të të gjitha llojeve  nuk kishin  nevojë për pranga, sepse secili duket se i ka marrë me vete nga shtëpia.

Një sallë me njerëz të marrë peng. Askush nuk pipëtin. Të gjithë ishin futur në  arrest partie.

Askush nuk i thotë me zë të lartë një fjalë mbretit. Sepse në atë sallë zëri i lartë ka vetëm një pronar. Asambleistët  kanë vetëm të drejtën të dëgjojnë, të tundin kokën dhe, në fund, të duartrokasin. Një demokraci me një mikrofon dhe shumë altoparlantë. A nuk ndodh kështu edhe tek partia e Berishës?!

Kjo është PS-ja sot. Jo partia e njerëzve, por partia e një njeriu. Jo socialiste, por sekrete. Një parti që nuk guxon ta transmetojë veten LIVE, sepse e di që pasqyra nuk gënjen. Dhe ndoshta ky është paradoksi më i madh: një forcë politike që kërkon të qeverisë një vend, por nuk ka besim t’i tregojë vendit se çfarë i thotë vetes.

Prandaj ka  heshtje sepse Sinjali është këputur. Blackout. Sistemi është amortizuar dhe nuk ka teknik që ta rregullojë, sepse mbreti teknik është vetë problemi.  Nuk mungon sinjali, mungon guximi për ta lënë të kalojë. Se mos mendoni se TV-të  kanë fikur sinjalin. JO! Duhet të pasqyrojnë çdo  pordhë të mbretit nga gjiri i “ngjaleve” në Lalëz.

E megjithatë, ironia nuk mbaron këtu. Ndërsa njëri fik kamerat në Lalëz, tjetri, Sali Berisha, kërkon mbështetjen e Erion Veliajt nga burgu për të rrëzuar Ramën. Një skenë që do ta kishte zili edhe teatri absurd: opozita që kërkon shpëtim te një i burgosur, qeveria që fshihet pas një sinjali të fikur. Njëri kërkon çelësin e pushtetit në qeli, tjetri mban çelësat e sallës në xhep. Dhe të dy pretendojnë se po shpëtojnë vendin.

Ja ku është fati ynë: mes një salle që hesht dhe një qelie që flet. Mes marrëzisë që qeveris dhe dëshpërimit që kundërshton. Mes një pushteti që nuk lejon të dëgjohet dhe një opozite që kërkon të dëgjohet përmes atyre që dje i kishte kundërshtarë. Një vend ku edhe shpresa ka mbetur pa sinjal dhe ku politika duket se ka hyrë në një garë se kush e ka më të fortë çelësin e qelisë.  Edhe pse Mbreti është rënduar shumë fare,  prapë fatin e kemi pa shpresë dhe plot marrëzi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.