E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës në protestë: Subvencionet tona ia dhanë militantëve
Lajme

Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës në protestë: Subvencionet tona ia dhanë militantëve

Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës kanë dalë në protesta për çmimin e naftës.

Ata pretendojnë se janë shpallur fitues për subvencionin e naftës, por më pas nuk kanë arritur që ta përfitojnë.

“Më njoftuan që kam fituar, shkoj të marrë subvencionin thotë se ke fituar. Kam 3 javë që merrem pas naftës. Nafta jonë ka shkuar në drejtim të paditur, jo në drejtim të paditur por e kanë dërguar tek militantët e partisë së tyre. Nafta duhet të shkojë tek fermerët. Të verifikohet lista, nëse qeveria nuk merr masat do bëjmë protesta. Ka dallime partiake, kanë përfituar 20-30 veta, 100 fermerë s’kanë përfituar. Përfituan ata që dhanë tokat me qira, s’janë fermerë, s’jetojnë as në Shkodër por në Tiranë”, tha një fermer.

Fermerët akuzojnë qeverinë shqiptare, bashkinë e Vau Dejës dhe drejtorinë rajonale të bujqësisë në Shkodër se ndarja e naftës është bërë në bazë të ngjyrime politike.

Sipas tyre, fermerët me bindje të djathtë nuk kanë përfituar.

Ata bllokuan rrugën kryesore Shkodër-Tiranë për disa minuta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.