Fermerët në protestë pas përmbytjeve, kërkojnë dëmshpërblime
Fermerët e zonës së Maliqit, të prekur nga përmbytjet e fundit dhe dëmet e rënda të shkaktuara në bujqësi, kanë protestuar sot përpara Bashkisë së Maliqit, duke kërkuar dëmshpërblim dhe ndërhyrje urgjente nga shteti.
Sipas tyre, përmbytjet kanë shkatërruar sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, duke sjellë humbje të mëdha në prodhim dhe duke vënë në vështirësi serioze ekonomike dhjetëra familje që jetojnë nga bujqësia.
Fermerët theksojnë se pa mbështetje financiare, rikuperimi i dëmeve është i pamundur.
Tubimi është zhvilluar nën vëzhgimin e forcave të shumta të Policisë, të cilat janë pozicionuar në hyrje të institucionit për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa protesta ka vijuar pa incidente.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



