E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fevziu bën për “ujë të ftohtë” Vangjush Dakon: S’ka b*thë njeri të më thotë mua mos bëj këtë gjë…
Politikë

Fevziu bën për “ujë të ftohtë” Vangjush Dakon: S’ka b*thë njeri të më thotë mua mos bëj këtë gjë…

Teksa përpiqej të tregonte se gjithkush mund të flasë në telefon, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu kthye drejtuesit të Opinion Blendi Fevziu se edhe atë e merrnin në telefon duke i thënë mos nxirr këtë lajm apo atë lajm.

 

Kaq u desh, që Fevziu të “shpërthente” ndaj Dakos, ndërsa i konsideroi skandaloze që një person i inkriminuar merr në telefon një drejtor duke i kërkuar listën e zgjedhjeve të opozitës.

Pjesë nga debati:

Dako: Edhe ty të marrin në telefon dhe të thonë mos nxirr këtë mos nxirr atë.

Fevziu: Nuk ka bythë njeri të më thotë mua mos e nxjerr këtë apo atë lajm. Ai kërkon listat e

Dako: Të kanë marrë në telefon zyrtarë shteti..

Fevziu: Ti e krahason këtë me një kriminel që të kërkon listat e zgjedhësve. Të marrë një njeri të thotë më jep listat, është skandal. Thotë se është edhe me kryetarin e Partisë Socialiste. Kjo të duket normale ty.

Dako: Unë po flas për mediat.

Fevziu: Ka telefonata që thonë ma ke nxjerrë gabim. Nuk ndodh!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.