E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fevziu komenton lëvizjet e Ramës: Ballën dhe Peleshin i zëvëndësoi me teknicientë sepse ka filluar fushatën elektorale me emra të rinj
Lajme

Fevziu komenton lëvizjet e Ramës: Ballën dhe Peleshin i zëvëndësoi me teknicientë sepse ka filluar fushatën elektorale me emra të rinj

Kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e djeshme disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, duke shkarkuar disa ministra kyç dhe duke sjellë figura të reja.

Ky lëvizje ka ngjallur reagime të shumta, për shkak se ndryshimet nuk priteshin.

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar arsyet e këtyre ndryshimeve dhe strategjinë e mundshme të Ramës për zgjedhjet e ardhshme.

“7 ministra janë ndryshuar, por ajo që bie më shumë në sy është ndryshimi i ministrit të Brendshëm, e cila gjatë vitit të fundit ka pasur rezultate dhe nuk ka pasur kritika të forta. Gjithashtu, bie në sy largimi i Peleshit nga ministri i Mbrojtjes. Zëvendësimi i dy figurave të rëndësishme politike të PS-së me figura të reja, të cilat nuk kanë ngarkesë politike të drejtëpërdrejtë dhe as jetë partiake.

Natyrisht, kryeministri Rama do të japë një shpjegim se pse i ka bërë këto ndryshime dhe cila është strategjia e tij. Por një gjë duket qartë sot, ai po mundohet të zëvendësojë figurat e rëndësishme politike me figura që nuk e kanë ngarkesën politike.

Ardhja e ministrit të Brendshëm, ardhja e ministrit të ri të Mbrojtjes, të cilët janë figura teknike, aq më shumë ministri i Financave që ishte një surprizë. Pra, duket që Rama ka nisur një fushatë elektorale dhe fushata e tij do të jetë e mbështetur te emrat e rinj. Ky ka qenë paralajmërimi që me siguri në listat e deputetëve, ne do të shohim një listë me emra të rinj dhe mesa duket ai po tenton të bëjë betejën në 2025,” tha Blendi Fevziu.

Rama tha se Taulant Balla do të propozohet në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ervin Hoxha, si ministër i Brendshëm, Petrit Malaj si ministër i Financave dhe Piro Vëngu si ministër i Mbrojtjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.