E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fier, grabitësi i vrarë nga policia në morg, i plagosuri rëndë në spital
Lajme

Fier, grabitësi i vrarë nga policia në morg, i plagosuri rëndë në spital

Policia e Fierit ka identifikuar dy grabitësit që mbetën njeri i vrarë dhe tjetri i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit që pati me ta pas mesnate. Emraj nuk janë dhënë, por i plagosuri është 37 vjet dhe është në gjendje të rëndë. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit. Shoku i tij i vdekur u dërgua n?7 morg.

Kontrollet nga Policia po vazhdojnë për kajen e dy personave të tjerë të arratisur, pas përplasjes me armë që ndodhi në orën 3 të natës. Grabitësit po thyenin derën e shtëpisë së qytetarit Minela Muça në lagjen 29 nëntori të Fierit, por dikush ka njoftuar policinë për veprën e tyre. Çifti Muça ndodhej në banesë. Minella Muça që banon në katin e tretë bën një jetesë modeste, ai punon shofer dhe nuk zotëron biznese.

Policia e Fierit ka dhënë një informacion paraprak mbi shkëmbimin me armë që ka pasur me grabitësit gjatë natës dhe një viktimë nga radhët e grabitësve.

Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit Minella Muça, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrjedaljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.